A1 Report - Xhelal Mziut i gjendet ne banese vula e qendres se votimit nr. 27

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Detajet të reja janë zbardhur nga prokuroria për të arrestuarin Xhelal Mziu. Veç të dhënave për kontratën e tenderit, gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur dhe një vulë e një qendre votimi e zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, ku PD-ja fitoi me 7 mijë vota më shumë.

"Gjatë kontrolli në banesën e Xhelal Mziut është gjetur edhe vulë e qendrës së votimit numër 27, që i përket qendër së votimit në shkollën e mesme "Ibrahim Rugova" në Kamzë", kanë bërë të ditur për A1 Report dhe Shqiptarja.com, burime nga Task-Forca e Prokurorisë së Tiranës.

Njëkohësisht, Prokuroria e Tiranës ka zbuluar disa nga pikat e kontratës dhe veprimet e Zyrtarëve të Bashkisë së Kamzës, që çuan në pranga kryetarin e Bashkisë Xhelal Mziu dhe kanë shpallur në kërkim drejtorin juridik Atli Hoti.

Tre pikat ku është bazuar Bashkia për t'ja hequr kontratën firmës "Gjoka Konstruksion" për ndërtimin e rrugës "Valiasi i Ri-Varrezat Laknas" janë:
1. Mospasja e një vërtetimi të lëshuar nga Bashkia Kamëz, me anë të se cilit duhet të vertetohej se shoqëria kishte realizuar me sukses kontrata të ngjashme me bashkinë e Kamzës;
2. Kontrata e qerase për marjen me qera nga shoqëria të një makinerie sipas komisonit të vlerësimit të ofertave është firmosur nga përfaqësuesi i shoqërisë dhe bashkelidhur kontratës nuk gjendej autorizimi i administratorit;
3. Një nga automjet sipas Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk i plotësonte kushtet teknike.

Për koto tre kushte ndërtimi i rrugës i ka kaluar kompanisë "Everest", e cila i përket një personi që në Kamëz njihet si pranë kryetarit të bashkisë Mziu.

Kontrata nuk është lidhur dhe Drejtori I Drejtorisë Juridike të Bashkisë Kamëz i kanë kërkuar përfaqësuesit të subjektit që të vinte një ditë tjetër. Ata kanë shkëmbyer dhe numrat e telefonit celular së bashku. Përfaqësuesi i shoqërisë "Gjoka konstruksion" ka komunikuar disa herë në telefon me Hotin, por ky i fundit në mënyrë të vazhdueshme i tregonte pretendime të reja, të cilat nuk bënin të mundur lidhjen e kontratës. Komunikimi nëpërmjet telefonit ndërmjet të dyve ka vazhduar deri më datë 12.09.2013. Pas kësaj date shtetasi nuk ia ka hapur telefonin përfaqësuesit të Gjoka Konstruksion.

Përfaqësuesi i shoqërisë është paraqitur edhe pas datës 12.09.2013, në Bashkinë Kamëz, me qëllim që të komunikonte me përfaqësues të këtij autoriteti kontraktor por e ka pasur të pamundur për shkak se në zyrat e Bashkisë, e linin të priste pa fund duke mos u përgjigjur as ne telefon.

Share This Video


Download

  
Report form