A1 Report - Obama: Viti 2013, pergjimet e Snowden demtuan SHBA-ne, 2014 vit me i mire

Report TV 2015-08-21

Views 1

NJU JORK- Viti 2013-të, ka qenë një vit disi i mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë e ka referuar presidenti amerikan Barack Obama, gjatë Konferences për shtyp të fundvitit, në Washington. Sipas tij, çështja e përgjimeve dhe Edward Snowden, kanë dëmtuar Amerikën, gjatë këtij viti.

Por nga ana tjetër, Obama shprehet optimist, përsa i përket vitit 2014-të, duke nënvizuar se viti që po vjen, mund të jetë viti i progreseve në fushën e ekonomisë.

Në qendër të kësaj konference për shtyp, ishte ligji mbi shëndetësinë, ku Obama u shpreh se e ka mbështetur vendimin e administratës së tij, e cila ka vonuar disa aspekte të ligjit për këtë fushë.

Presidenti amerikan u shpreh se në vitin e ardhshëm, pritet që ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të jetë edhe më e fortë se në fillimet e vitit 2013-të, por shtoi gjithashtu se mbetet shumë për të bërë, për të pasur një rritje të bilancuar të saj.

Duke iu referuar vitit 2014-të, ai tha se duhet të jetë viti i shtimit të vendeve të punës dhe se në vitin 2013-të ndërmarrjet vendase kanë krijuar 2 milionë vende pune Në lidhje me reformat e emigracionit, Obama tha se është i pakënaqur nga nga një progres jo i mirë, por nënvizoi se nuk do të heqë dorë, për përmirësimin e tyre.

Pas kësaj konference, ku bëri një analizë të vitit 2013-të presidenti amerikan Barack Obama së bashku me familjen, kanë mbërritur në ishujt Hawaii në Oqeanin Paqësor, ku do të qëndrojnë aty për dy javë, për të kaluar festat e fundvitit.

Share This Video


Download

  
Report form