Sektori bankar kërkon ndryshimin e 4 ligjeve

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Sektori bankarë shpreson se në vitin 2014 qeveria do të pranojë disa nga kërkesat e tyre për ndryshime të disa ligjeve në mënyrë që të përmirësohet puna e tyre. Për momentin bankierët e Maqedonisë nuk kërkojnë nga Qeveria që qytetarëve të Maqedonisë t'u mundësojë të kenë llogari bankare në bankat e huaja, por kërkojnë të liberalizohet qarkullimi pagesor me shtetet e jashtme. Më saktë, nëse ndonjë qytetarë në çfarëdo lloj baze ka ndonjë llogari jashtë vendit, për shembull për shkak të punës me vite që bën jashtë shtetit, të mund mjetet që i ka në bankën e huaj t'i tërheq përmes llogarive që ka në bankat vendore, e jo të udhëtojë jashtë shtetit dhe të sjellë para të gatshme.

"Ndryshim të ligjit për punë devizore, qarkullimin pagesor devizor, pasi çdo ditë ballafaqohemi me probleme sepse ky ligj, të shprehem në mënyrë figurative, ka shtesa të social-realizmit dhe nuk përshtatet me kohën e tanishme. Kjo iniciativë disi sikur është lënë pas dore", tha Gjorgji Jançevski, Kryetar i grupacionit të bankierëve.

Udhëheqësit e grupacionit të bankierëve në Odën Ekonomike, Gjorgji Jançevski dhe Jitka Pantuçkova kërkuan edhe ndryshimin e ligjit të vlerësuesve, ligjin e TVSH-së gjatë realizimit, pasi realizimi nuk është qarkullim prandaj nuk duhet të paguhet, ndërsa kërkohen ndryshime edhe të ligjit të quajtur FATKA ku tani bankat vendore nuk guxojnë qeverisë amerikane t'i japin informata për qytetarët amerikan që kanë llogari në bankat në Maqedoni. Jançevski paralajmëroi se gjatë vitit të ardhshëm do të rriten kreditë për ekonominë pasi ka rritje të ekonomisë, ndërsa bankat janë përplot me para. Goran Temenugov

Share This Video


Download

  
Report form