BE shtyn statusin per Shqiperine ne muajin Qershor 2014

Report TV 2015-08-21

Views 0

Rreth orës 19:25 minuta të ditës së sotme ministrat e Jashtëm të BE-së kanë zyrtarizuar faktin se pavarësisht hapave të bërë para, statusi do të diskutohet sërish në muajin qershor 2014.

Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle, me një shënim në Twitter në orën 19:00 paralajmëroi se dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë do të shtyhet për në muajin qershor të vitit 2014.
"Vlerësojmë procesin europian të Shqipërisë. Për t'i dhënë Statusin Shqipërisë është çështje kohe. Do kthehemi në qershor për këtë. Presim që Shqipëria të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin", dha së pari lajmin mbi Shqipërinë ministri i Jashtëm lituanez, Linas Linkeviqius. Kjo pasi ai theksoi se "kemi nisur negociatat me Serbinë dhe mezi presim për konferencën në janar. Ramë dakord për negociatat për MSA me Kosovën. Vlerësojmë progresin nga Mali i Zi. Do takohemi nesër për këtë", theksoi Linkeviqius.

Share This Video


Download

  
Report form