A1 Report - Bruksel, ministrat e BE flasin per statusin e Shqiperise

Report TV 2015-08-21

Views 0

BRUKSEL- Prej orës 11:00 Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian janë në mbledhje ku në rend të ditës është edhe disktumi i dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë i propozuar nga Komisioni Evropian.

Para se të hynin në mbledhjet ministrat e Jashtëm kanë dhënë deklarata për gazetarët. Ministri danez për çështjet e Europës Nick Haekkerup deklaron "Statusi kandidat për Shqipërinë do të shtyhet". Deklarata Nick Haekkerup është bërë para hyrjes në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së. Holanda deklaron se nuk ka marrë ende një vendim. Sllovenia dhe Kroacia pro statusit.

Mbledhja pritet të zgjasë deri në orën 21:00 të mbrëmjes dhe më pas do të ketë një edhe konferencë për shtyp për vendimit e marra. Vetëm atëherë, Shqipërisë do t`i komunikohet nëse do t`i jepet ose jo statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Share This Video


Download

  
Report form