Qyteti i Shkupit ndan 90 mijë euro për qentë, 19 mijë për shqiptarët

alsatmtv 2015-08-21

Views 10

Komuna e Çairit dhe ajo e Sarajit do të marrin vetëm 1 % nga buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2014. Bëhet fjalë për vetëm 19 mijë euro, ose për të krijuar një ide më të qartë, 5 herë më pak para, se sa Qyteti i Shkupit ndan për skopitje të qenëve endacakë. Krahasimi i vrazhdë por i drejtë është bërë nga këshilltari i PDSH-së në Qytetin e Shkupit, Idriz Orana. Sipas tij, ndarja e buxhetit të Shkupit është skandaloze dhe diskriminuese për shqiptarë, dhe ajo që është më tragjike, ndarja e fondeve ka marrë edhe aminin e këshilltarëve shqiptarë të BDI-së.

'Në këtë buxhet, në investimet kapitale aspak nuk janë paraparë, as 1 për qind për investime për zonat ku janë apo të themi konkretisht dy komunat shqiptare siç janë komuna e Sarajit dhe ajo e Çairit. Ajo e cila është më poshtëruese dhe nënçmuese, për qenët endacak apo të themi për kastrimin dhe sterilizimin e tyre parashihen 5 milion denarë, kurse për shqiptarët 1 milion e 120 mijë denarë. Për përmendoret që janë në Shkup, për mirëmbajtjen e tyre siç është tani më aktual, Car Dushani, vrasësi i shqiptarëve, qyteti i Shkupit ndan 20 milion denarë, apo 350 mijë euro', tha Idriz Orana, këshilltar i PDSH-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Ndërkohë, këshilltari i BDI-së në Qytetin e Shkupit Qemal Musliu thotë se PDSH-ja nuk e ka idenë se si ndahet buxheti i Shkupit. Sipas tij gjysma e këtyre mjeteve ndahen për nevoja të përgjithshme, siç janë shkollat e mesme dhe ndërmarrjet publike që shfrytëzohen nga të gjithë qytetarët.

'Buxheti nuk mund të lexohet ashtu pasi kemi të bëjmë me buxhetin e Shkupit ku prej shumës së përgjithshme që është paraparë për vitin 2014 rreth 45% harxhohen për nevojat e administratës së qytetit, për rroga, për punë të përgjithshme etj. Gjithashtu ka projekte të përgjithshme, p.sh 250 milion denarë jepen subvencione për ndërmarrjet publike, për autobusë më të rinj, për kamionë special për mbeturina ndërsa këto autobusë dhe pastërtia e qytetit është në interes të të gjithë qytetarëve. Rreth 100 milion denarë jepen për arsimin e mesëm ndërsa ne e dimë se rreth 100 paralele në arsimin e mesëm janë paralele në gjuhën shqipe', u shpreh Qemal Musliu, këshilltar i BDI-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Musliu këmbëngulë të sqarojë se me buxhetin e vitit 2014, të Qytetit të Shkupit është parashikuar të realizohen edhe disa projekte kapitale dhe shumë të rëndësishme në Komunën e Çairit, Shuto Orizares dhe Sarajit.

'Në komunën e Shuto Orizares ku mund të themi se një pjesë e saj e madhe banohet me shqiptarë në tërësi do të rregullohet rrjeti i ujësjellësit. Në komunën e Çairit është paraparë zgjerimi i rrugës Hristijan Todorovski Karposh edhe atë prej rrugës Xhon Kenedi e deri tek qarkorja. Parashihen mjete materiale për zgjerimin e rrugës Cvetan Dimov, duhet të zgjerohet rruga e plastikave dhe parashihet pjesa përfundimtare e rregullimit të ujësjellësit dhe rrjetit fekale dhe atmosferik të lagjes Gazi Babë. Këto projekte janë paraparë me buxhetin e vitit 2014', deklaro...

Share This Video


Download

  
Report form