Shkupi edhe sot i ndotur me përmasa shqetësuese

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Ajrin në Maqedoni e ndotin automjetet dhe amvisëritë, jo industritë e mëdha. Ministri i ekologjisë, Abdilaqim Ademi tha sot se shumica e kapaciteteve që mund të ndotin ajrin përreth Hekuranës, nuk punojnë që nga 28 nëntori. Ndërsa ato që punojnë, përmbushin standardet ekologjike. Fajtor për ndotjen kaq të madhe të ajrit janë vet qytetarët. Janë ata që përdorin makina, ndërsa nëpër shtëpi, përdorin energji jocilësore.

"Do ti apeloja qytetarët që të kenë kujdes kur pajisen me lëndë djegëse për ngrohje, ti përdorin sa është e mundur më pak automjetet, të përdorin transportin publik dhe në këtë mënyrë të kontribojnë për përmirësimin e kualitetit të ajrit në kryeqytet", tha Abdilaqim Ademi, ministër i ekologjisë.

Ademi u bëri thirrje kryetarëve të komunave të hartojnë plane për cilësinë e ajrit dhe t'i zbatojnë ato rreptësisht. Nga Ministria e Ekologjisë thonë se ajri prej 8 vitesh ndotet gjithnjë e më shumë, jo vetëm në Shkup por në gjithë Maqedonisë.

"Problem më i madh është substanca ndotëse PM-10. Vërejmë se në vazhdimësi, në periudhën prej vitit 2005 deri në vitin 2012 kemi tejkalim të këtij përqendrimi vjetor mesatar në rajonin e Shkupit, por kjo ka të bëjë edhe me rajonin perëndimor dhe atë lindor, megjithëse Shkupi, kryeson për nga niveli i ndotjes", u shpreh Aneta Stefanovska, udhëheqëse e sektorit për mbikëqyrje të ajrit në Ministrinë e ekologjisë.

Kjo është dita e 7-të tashmë që përqendrimi i grimcave PM-10 është disa herë më i lartë se sa sasia e lejuar. Ato paraqiten pas djegies së qymyrit, gazit, naftës dhe derivateve të saj si dhe druve dhe materialeve të tjera biologjike. Shpeshherë, ato quhen edhe nanogrimca, për shkak të dimensionit të tyre shumë të vogël dhe pikërisht për këtë, ato mund të futen lehtë në rrugët e frymëmarrjes. Nga Ministria e Ekologjisë paralajmëruan se do dalin me masa konkrete. Nga Enti hidrometeorologjik i Maqedonisë thonë se deri në fund të javës nuk do të ketë përmirësim të cilësisë së ajrit. Moti do të jetë i qëndrueshëm, dhe me qarkullim të dobët të rrymave të ajrt. Ndryshim i motit pritet nga mesi i javës tjetër. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form