Samiti i BE-së asgjë të re për Maqedoninë!

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Maqedonia nuk mund të pres shumë nga samiti i ministrave të BE-së që do të mbahet më 17 dhjetor. Ish ministri i jashtëm Denko Malevski dhe profesori universitar Bekim Kadriu vlerësojnë se pushteti duhet të vendos mes dy alternativave, e para që t'i qaset me një seriozitet më të madh kësaj çështje duke krijuar konsensus brenda shtetit e më pas të negocioj me Greqinë ose të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të vazhdoj të përsëritet odiseja e shumë viteve të kaluara.

"Në masë të madhe hapat e ardhshëm do të varen nga partia maqedonase në pushtet, a do ta ndjek arsyen dhe do të thotë se kështu nuk shkon dhe do të tentoj të ndërtoj unitet me faktorët politik në qeveri para së gjithash me BDI rreth gjetjes së zgjidhjes dalëse dhe më pas atë do ta zgjeroj edhe në një dialog me opozitën. Kjo do të ishte të themi zgjidhje e arsyeshme ose do të përcillet logjika politike, gjegjësisht do të shkohet sërish në zgjedhje. Presidencialet janë të caktuara ndërsa me siguri edhe ato parlamentare dhe e gjithë puna do të anulohet për në kohëra tjera .Mendoj se alternativën e dytë me siguri do ta zgjedhin pasi edhe më parë faktorët politik nga partia në pushtet e relativizuan mossuksesin me konstatimet se dielli sërish do të ngrohë", u shpreh Denko Maleski, analist.

"Pengesat kryesore duhet t'i lokalizojmë, çka e pengon Maqedoninë që të filloj negociatat, është e qartë se pengesë kryesore paraqitet çështja e emrit. Në këtë drejtim subjektet politike në Maqedoni duhet të tregojnë një qasje më serioze ndaj kësaj pyetje nëse vërtetë dëshirojnë ta zgjidhin këtë kontest, nëse nuk dëshirojnë ta zgjidhin këtë kontest atëherë në fakt e determinojnë edhe fatin e Maqedonisë që të stagnoj në rrugën euroatlantike", u shpreh Bekim Kadriu, profesor universitar.

Pasojat nga ky vendnumërim për Maqedoninë janë afatgjate dhe të cilat veç më i ndjejnë qytetarët. Maleski thekson se gjithçka është në dorë të partisë në pushtet, nëse do të zgjedh rrugën e vështir duke ndjekur shembullin e partisë nacionaliste serbe që të shkohet në rrugë tjetër në rastin me Kosovën.

"Megjithatë unë frikohem se kjo mund të ketë reperkusione të brendshme se ajo nuk është çështje e thjeshtë e politikës së jashtme ndërsa tani do të filloj të shkelen marrëdhëniet e brendshme, si në marrëdhëniet mes partnerëve në pushtetit i cili do të jetë nën presion të anëtarësisë dhe popullatës të cilën e përfaqëson që të bëj depërtim kah BE dhe NATO dhe në presion të opozitës dhe sërish do të jetë në dorën e partisë nacionaliste maqedonase në pushtet të vlerësoj nëse është në gjendje të bëj hap tjetër ose do të shkojnë nga fakti se çfarë rezultate do të sjellin zgjedhjet. Unë mendoj se do të shkohet në këtë pasi nevojitet një nivel i vetëdijes te njerëzit", tha Denko Maleski, analist.

"Pasojat ne veç më se i vërejmë në mënyrë afatgjate, stagnimi I reformave ose shkuarja mbrapa në këtë drejtim, në fakt I ndjejnë qytetarët drejtpërsëdrejti në shpinën e tyre për shkak se nuk funksionojnë element...

Share This Video


Download

  
Report form