Informacionet mbi ndotjen e jashtëzakonshme të ajrit në Shkup kanë shkaktuar panik në mesin e qytetarëve. Ata thonë se kanë qenë të vetëdijshëm se thithin ajër të ndotur por jo në masën e njoftuara. Ata kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve.
"Nuk është pastër, është shumë i ndotur dhe normalisht që na pengon. Në mëngjes në vend që të ajrosim, erëra të neveritshme hyjnë brenda".
"Mendoj se është më i ndotur se sa duhet dhe nuk jam e sigurt nëse qytetarët janë të informuar mirë për ndotjen e ajrit dhe për grimcat që ndotin ajrin. Besoj se kjo i pengon më shumë njerëzve që kanë sëmundje kronike obstruktive dhe të mushkërive".
"Ajri është ajër. Sa vetë kujdesemi, aq më tepër duhet të kujdesen edhe organet. Duhet të merren masa të duhura të parapara me ligj. Unë nuk mund të them se nuk janë ndërmarrë, por një gjë është e sigurt, se ndotja tregon se diçka nuk është në rregull".
"Cilësia e ajrit është një problem për të gjitha qytetet e mëdha. Shpresojmë që një ditë kjo do të zgjidhet. Megjithatë, nuk është aq keq sa në disa vende të tjera". Petar Bllazhevski