Politikat shëndetësore të cilat kanë filluar të praktikohen së fundi përfshirë edhe caktimin e vizitave direkte nga mjeku amë, janë pozitive por akoma me shumë mangësi të cilat duhet evituar me kalimin e kohës. Kështu shprehet Dr. Shenasi Jusufi, nga shoqata e mjekëve shqiptarë të Maqedonisë. Sipas tij, një nga mangësitë është momenti kur pacienti nuk paraqitet në terminin e caktuar ndërsa për këtë nuk është në dijeni mjeku apo institucioni ku edhe është caktuar vizita dhe anasjelltas.
"Aspekti i përcaktimit të terminëve ka anët pozitive mirëpo tek ne akoma është në fazën fillestare dhe për këtë shkak ka edhe probleme të caktuara por sidoqoftë caktimi i terminëve është dispozicion që aplikohet në gjithë Evropën...Mangësitë kryesor në këtë rast janë se kur pacienti caktohet për një termin të caktuar dhe ai nëse ai nuk paraqitet. Pra ende nuk është bërë ai mekanizëm I cili e paralajmëron mjekun apo institucionin në të cilën është caktuar termini që të dihet se pacienti nuk mund të arrij në atë termin", u shpreh Shenasi Jusufi, mjek.
Sipas tij, kjo politikë shëndetësore nuk anashkalon edhe rastet urgjente pasi përveç terminëve të caktuara ekzistojnë edhe udhëzime me prioritet, të cilat realizohen edhe gjatë festave apo ditëve jo pune siç ishte rasti me ditën e fidanit të mërkurën kur të gjitha terminët e pacientëve u anuluan për ditën e shtunë.
"Në këtë ditë ishte një rast specifik mirëpo zgjidhja ishte se këto pacient që ishin të mërkurën u transferuan për të shtunën mirëpo nëse ka pas ndonjë rast I cili nuk ka mundur të pres deri të shtunën atëherë ky opsioni i udhëzimit me prioritet ka vlejtur edhe atë ditë po pa marr parasysh edhe pse ka qenë ditë jo pune të gjithë pacientet janë pranuar në bazë të informatave që ne i kemi dhe asnjeri nuk është kthyer nëse rasti ka qenë urgjent", tha Shenasi Jusufi, mjek.
Ajo që shkakton çrregullime në realizimin e kësaj politike shëndetësore të caktimit të terminëve sipas mjekut Jusufit, është keqpërdorimi i udhëzimeve me prioritet të cilat insistojnë pacientët t'i marrin nga mjeku amë. Për kapërcimin e anomalive të paraqitura ndikojnë shumë faktor, në mesin e të cilave edhe mentaliteti i popullatës, ka theksuar ai. Gjyltene Rexhallari