Dervishi: Prokuroria do e zbardhe ceshtjen

Report TV 2015-08-21

Views 0

Një ditë pasi Garda shmangu atentatin ndaj tij, prefekti i Vlorës Besnik Dervishi deklaron se makina ku u gjet e instaluar dhe u çaktivizuan 200 gr eksploziv C4 ishte në përdorim të tij.

Paraditen e sotme, Prefekti i Vlorës (rreth orës 11:19) ishte pranë Kompleksit "Jon" i cili sot do të shembet, por nuk pranoi të japë deklaratën për shtyp duke pasur në sfond kompleksin "Jon", por detin, duke thënë se "dua të shikoj të ardhmen, dhe tjetra i përket të shkuarës".

Prefekti i Vlorës Besnik Dervishi shprehu mirënjohje për mbështetjen ndërsa shtoi se ka besim se institucionet dhe prokuroria do të zbardhë sa më shpejt ngjarja e djeshme.

Share This Video


Download

  
Report form