Mbyllen nente ambasada te Shqiperise ne bote, emrat

Report TV 2015-08-21

Views 4

TIRANE- Shërbimi diplomatik pritet të pësojë një tkurrje të fortë në ditët në vijim teksa gropa financiare ka përfshirë dhe Ministrinë e Jashtme shqiptare. Paralajmërimi i shefit të diplomacisë Ditmir Bushati disa ditë më parë pikërisht në dalje të selisë Kuvendore se do ketë shkurtime në ambasadat shqiptare por dhe në personelin e ambasadave që do të mbeten për efekt të mungesës së fondeve, po shoqërohet me projektin përkatës për emrat e selive diplomatike shqiptare nëpër botë që do mbyllen. Burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme bëjnë me dije se në projektin fillestar që po hartohet dhe është në përfundim në këtë dikaster, rezulton se janë nëntë ambasada shqiptare nëpër botë të cilat do të mbyllin dyert në një të ardhme shumë të afërt, për shkak të vështirësive financiare që po kalon vendi por dhe shërbimi diplomatik.

Bëhet me dije se reforma ka prekur kryesisht ato ambasada që janë jashtë funksionit për shkak se Shqipëria nuk ka interesa në ato vende ku janë instaluar selitë diplomatike shqiptare por dhe për faktin që disa të tjera janë të grumbulluar në një hapësirë jo fort të madhe, dhe që përfaqësojnë thuajse të njejtën linjë diplomatike. Kështu, sipas projektit që po hartohet në Ministrinë e Jashtme, mësohet se do të mbyllë dyert ambasada shqiptare në Bosnjë-Hercegovinë, vend të cilin do ta mbulojë ambasada jonë në Slloveni, po ashtu dhe Danimarkë, të cilën bashkë me Norvegjinë do t'i mbulojë ambasada jonë në Suedi, në Kroaci, të cilën do ta mbulojë ambasada jonë në Slloveni, po ashtu dhe në Malin e Zi, e cila do jetë konsullatë dhe do ta mbulojë ambasada jonë në Serbi.

Por do mbyllen dhe disa ambasada në vendet arabike, të ngritura në kuadër të anëtarësimit në Konferencën Islamike dhe ku vetë këto vende paguanin qiranë e ndërtesës ku vendosej selia e trupit diplomatik shqiptar. Mesohet se pritet të mbyllen ambasadat shqiptare në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat do të mbulohen nga ambasada jonë në Kuvajt. Pritet të mbyllet ambasada shqiptare në Malajzi që do mbulohet nga ambasada jonë në Kinë ose në Indi. Njëherësh pritet të mbyllet dhe ambasada shqiptare në Sllovaku që do të mbulohet nga ambasadori shqiptar në Çeki, si dhe ambasada shqiptare në Portugali që do mbulohet nga ambasadori ynë në Spanjë. Ndërkohë është në pikëpytje mbyllja e ambasadës sshqiptare në Hungari.

Mësohet se Shqipëria do të ketë vetëm tre Ambasada në kontinentin amerikan, në SHBA, Kanada dhe në Brazil. Nga ana tjetër sipas burimeve, shkurtime do të ketë dhe në personelin e ambasadave që nuk do të shkrihen. Kështu, do të shkurtohet me 30 përqind personeli i ambasadave në të gjitha vendet, duke iu bashkangjitur në këtë mënyrë dhe strukturës së re të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila reduktohet për shkak të vështirësive financiare në masën 30 përqind. Bëhet e ditur se këto masa po merren në kuadër të kursimeve në buxhet që ka ndërmarrë dhe diplomacia shqiptare, pas gropës financiare të krijuar nga qeverisja e kaluar, ku sipas mazhorancës ...

Share This Video


Download

  
Report form