A1 Report - Matura Shteterore, Rrokaj: Provim i detyruar Gjuha Shqipe, jo Letersia

Report TV 2015-08-21

Views 7

TIRANE- Letërsia duhet të hiqet nga lista e provimeve me detyrim të Maturës Shtetërore dher në vend të saj maturantët të testohen për Gjuhën Shqipe. Shezai Rrokaj dekani i fakultetit filologjik, në një intervistë për "A1 Report", thotë se testi mund të përmbajë disa pyetje nga Letërsia por baza duhet të jetë lënda e Gjuhës Shqipe. Sipas tij vetëm në këtë mënyrë mund të zbutet henduku i madh i mangësive që kanë jo vetëm nxënësit, por të gjithë shqiptarët në shkrimin dhe shprehjen në gjuhën amtare.

Ai mbështet propozimin e ministres së Arsimit, për rishikimin e futjes së Anglishtes si lëndë me detyrim në Maturën Shtetërore, por ai shkon më tej dhe sugjeron se duhet të hiqet detyrimi pë të mbrojtur gjuhën Angleze në fund të studimeve Master apo Doktoraturë, duke ua lënë studentëve në dorë ta zgjdhin vetë gjuhën e huaj që duan.

Qeveria e mëparshme e ka konsideruar Anglishten lëndë preferenciale në politikat e saj arsimore, dhe ajo është detyrim për ata që përfundojnë studimet Master e Doktoraturë, ndërsa ishte parashikuar që këtë qershor, maturantët përveç Matematikës dhge Letërsisë do të jepnin si lëndë me detyrim edhe Anglishten.

Share This Video


Download

  
Report form