Kryetari i KRD-së Zoran Trajçevski dhe anëtarët tjerë të propozuar nga VMRO- DPMNE-ja në këtë këshillë mbetën të shurdhur ndaj kërkersave dhe reagimeve të anëtarëve shqiptare të këshillit por edhe të një pjese të atyre maqedonas që mos të diskutohet në këtë mbledhje vetëm mbi raportimin e Televizionit ALSAT-M rreth zhvillimeve të fundit. Diskutimit rreth mënyrës së raportimit të Televizionit ALSAT-M nga ana e Këshillit për Radiodifuzion dhe tentimit për të dënuar të njëjtën, i vije era politikë dhe me këtë KRD-ja bëhet pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes. Kështu u shpreh Stole Naumov, njëri nga anëtarët e këtij këshilli. Ndërkohë nënkryetari i KRD-së, Milaim Fetai tha se vendimi që të monitorohet vetëm mënyra e raportimit e Televizionit ALSAT-M është tendencioze dhe selektive. Ai dhe anëtarët tjerë shqiptarë sot e lëshuan mbledhjen pasi u mbivotuan që kjo pikë të tërhiqet nga rendi i ditës.
'Duke pasur parasysh se diskutimi i mëtejmë mbi këtë pikë të rendit të ditës mund të kthehet ose ti vije era politikë e cila nuk është mediatike ose standarde profesionale, unë do të përmbahem nga ky diskutim, nuk dëshirojë të futem në një situatë në të cilën KRD-ja do të dilte si pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes', tha Stole Naumov, anëtar i KRD-së.
'Vlerësojmë se kjo në një mënyrë është tendencioze, futja në mënyrë selektive vetëm Televizionin ALSAT në analizën e asaj periudhe të rëndësishme në kuptimin e raportimit të tyre dhe pasi ne u mbivotuam dhe vazhdon të mbetet në rend dite kjo pikë unë mendojë që unë dhe kolegët e mi të lëshojmë këtë mbledhje dhe mos të marrim pjesë në këtë debat derisa nuk do ti kemi të gjitha mediat tjera dhe të gjitha bashkë ti analizojmë për këtë periudhë', u shpreh Milaim Fetai, nënkryetar i KRD-së.
Debati vazhdoi pa anëtarët shqiptarë të KRD-së, ndërsa në fund kryetari i KRD-së, Zoran Trajçevski Televizionit ALSAT-M i adresoi vërejtje me shkrim pasi sipas tij mënyra e raportimit e këtij televizioni paska qenë i steriotipizuar. KRD ka analizuar tre kronika të ALSAT-M sa i përket ngjarjeve rreth përmendores së Car Dushanit, ku përfshihet edhe kronika me banorët e fshatit Grëçec të cilët u ankuan se si kundërpërgjigje për tentim rrënimin e Car Dushanit, fqinjët e tyre maqedonas ua kanë dëmtuar serrat.
'Me mënyrën e raportimit të tyre ALSAT-i ka shkelur nenin 68, paragrafi 2, alinea 4, pasi kronika e analizuar ka bërë stereotipizim ku njëri grup etnik është viktima dhe tjetri dhunues, nuk nxitë tolerancë, respekt të ndërsjellë mes individëve me kombësi etnike,fetare dhe kulturore të ndryshme, dhe kanë shkelur nenin 68, paragrafi 2, alinea 9 pasi nuk është bërë përpjekje që të sigurohet qëndrimi i palës së akuzuar që është në kundërshtim me raportimin e drejt', deklaroi Zoran Trajçevski, kryetar i KRD-së.
'Kishte politikanë që ishin prezent atje ku ndodhi edhe ai rast, kishte politikan që deklaruan se dikush është 'taliban'. Pse gazetarët do të ishin më të përgjegjshëm se politikanët e papërgjegjshëm. Janë dhënë dek...