Stuhia me dëborë e goditi pjesën më të madhe të SHBA-VE

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Një stuhi e fuqishme dëbore goditi fillimisht pjesët jugore dhe qendrore të SHBA-së, dhe më pas filloi të drejtohet nga Bregu Lindor. Kjo është stuhia e parë më e madhe e dëborës në këtë kontinentit këtë vit. Është penguar puna e një numri të madh të aeroporteve, përfshirë edhe Uashingtonin ndërsa situata më e vështira paraqitet në aeroportin ndërkombëtar në Dallas, ku mbrëmë u anuluan mbi 400 fluturime për shkak të pistave të akullta. Në aeroport, sipas medieve amerikane, rifillimin e fluturimeve e presin më shumë se dy mijë njerëz. Në shumë vende ka ngrica, gjë që shkakton vështirësi të mëdha në një pjesë të rrugëve kombëtare.

"Në fillim ndjeva se si pjesa e pasme e makinës nuk ishte stabile dhe po rrëshqet. Pastaj e humba kontrollin dhe rrëshqita", tha Majkëll, shofer.

"Për shkak se kjo është bora e parë për këtë sezon, njerëzit ende i drejtojnë makinat shumë shpejtë dhe nuk bëjnë vlerësime të duhura në trafik. Bëjnë gabime dhe lëvizje të papritura", tha Majk Klefan, polic trafiku.

Moti i keq me dëborë përfshiu pjesën më të madhe të territorit nga Teksasi Verior e deri në Bregdetin Lindor. Një valë tjetër e dëborës në Kaliforni dhe Arkanzas bëri që pa energji elektrike të mbeten më shumë se 100 mijë familje, kurse mbi dy mijë fluturime janë anuluar. Petar Bllazhevski

Share This Video


Download

  
Report form