Edi Rama: Refuzimi i armëve kimike, vendimi më i vështirë

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Vendimi për t'i thënë "Jo" armëve kimike në Shqipëri, sipas kryeministrit Edi Rama është vendimi më i vështirë i marrë deri më tani nga qeveria që ai drejton. Kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë vendim të vështirë për shkak edhe të kushteve në të cilat ndodhet vendi, si një anëtar i NATO-s, detyimeve që duhet të përmbushën dhe kushteve që duhet të plotësohen. Rama tha se "vendimi i marrë ishte i vetmi që mund të merrej në ato kushte, i cili rezonoi edhe me dëshirën e pjesës më të madhe të popullit që u shpreh nëpërmjet një proteste qytetare".

Gjatë një bashkëbisedimi me nxënës e studentë të ekselencës në Kryeministri, në Ditën e Rinisë, krreu i qeverisë Edi Rama është ndalur edhe tek modeli i taksimit në vend, duke e quajtur kalim tek taksa progresive si një taksim i ndershëm.

Share This Video


Download

  
Report form