Drejtori i Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore ka vijuar vizitën në Tiranë ku sëfundmi është takuar edhe me ish kryeministrin Sali Berisha. Ajo që u vu re në këtë takim ishte edhe mungesa e ambasadorit Aleksandër Arvizu, ku ky i fundit e shoqëronte zyrtarin e DASH në të gjitha takimet e një dite më parë.