A1 Report - Lezhë, këshilli bashkiak akuzon administratën: Abuzoi me listat

Report TV 2015-08-21

Views 2

LEZHË - Administrata e Bashkisë së Lezhës ka abuzuar me emrat e nxënësve që do të përfitojnë bursa studimi. Kjo bashki ka lënë jashtë listës persona që janë në nevojë ekonomike dhe nuk kanë asnjë të ardhur.

Reagimi ka ardhur nga këshilltarët e majtë dhe të djathtë, gjatë mbledhje së Këshillit Bashkiak të cilët kanë kërkuar rishikimin dhe njëherë të këtyre personave. Përballë kësaj situate, Partia Demokratatike nëpërmjet nënkryetarit të këshillit, Tonin Uldedaj ka kërkuar shtyrjen e kësaj pike të rendit të ditës dhe rishikimin nga ana e administratës së Bashkise, kërkesë e cila u mbështet edhe nga këshilltarë të tjerë.

Nga ana tjetër këshilltari i majtë, Arben Kola ka shkuar më tej, duke thënë që punonjësit e bashkisë që kanë kryer abuzime të ndiqen penalisht nga prokuroria, pasi kanë shkelur ligjin, duke falsifikuar dokumentet.

Kërkesa e përfaqësuesit të PD-së njëherazi edhe nënkryetar i këtij këshilli për shtyrjen e kësaj pike të rendit të dites, u hodh në votim dhe mori mbështetjen e perfaqësuesve të të gjitha krahëve politike. Ndërkaq është kërkuar në mënyrë urgjente reagimi i Bashkisë së Lezhës, për rishikimin e kritereve për bursat.

Share This Video


Download

  
Report form