A1 Report - Greqi, Arti Janca flet në gjykatë për vrasjen: Si e godita me thikë

Report TV 2015-08-21

Views 2

PATRA - "Nuk e di se çfarë kam bërë, por kam parë veten me thikë në dorë dhe duar të gjakosura". Kjo është dëshmia që ka dhënë në Gjykatën e Patras, shqiptari Arti Janca, i cili është akuzuar për vrasjen e 43-vjeçares greke, Natalia Voutsina. Nga hetimet është mësuar se, policia nuk e përjashton faktin se, shqiptari ka qenë i dashuruar me viktimën e tij.

Rrëfimin 33-vjeçari shqiptar, e ka bërë mesditën e djeshme në gjykatë, kur është shoqëruar me një eskortë policore të hekurt, për shkak të ndonjë incidenti që mund të ndodhte gjatë shoqërimit të tij, pasi kishte dyshime për ndonjë sulm, për shkak të krimit të bërë.

Siç shkruan media greke, Janca ka qarë në gjykatë gjatë rrëfimit të tij, duke treguar se ka qenë i papërgjegjshëm në momentin e ka kryer atë. Në rrëfimin e tij, 33-vjeçari Janca, ka treguar momentet e fundit të grekes 43-vjeçare.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS