A1 Report - Elbasan, mbyllen 8 dyqane mishi 77 kg mish sekuestro dhe 2 gjoba

Report TV 2015-08-21

Views 3

ELBASAN - Mbyllen tetë dyqane mishi në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që janë sekuestruar edhe 20 kilogramë sallam dhe 57 kilogramë qofte, të cilat ishin bërë gati për tregëtim pa dokumentet e origjinës, pa etiketë dhe fletën shoqëruese të analizave. Ndërkaq, inspektorët e AKU-së vendosën dhe gjoba në 2 subjekte, me vlerë 50 dhe 100 mijë lekë (të reja). Dyqanet e tregëtimit të mishit, të cilat u bllokuan nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare, si dhe kishin mungesa të tjera, siç është ajo e dhomave frigoriferike, apo edhe problem me dokumentacionin. Drejtori i Menaxhimit të Rriskut në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së, Florjan Pullazi, deklaroi se asnjë subjekt që shkel rregullat dhe nuk plotëson kushtet, nuk do të tolerohet.

Share This Video


Download

  
Report form