Harasani: Berisha është një kafshë politike, ai nuk ka ikur

Report TV 2015-08-21

Views 4

TIRANE- Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" ish-deputeti, ish-zyrtari i lartë socialist dhe ish-kreu Koorporatës Energjetike Shqiptare në periudhën më të suksesshme të saj, Andis Harasani bën një skaner të zhvillimeve politike dhe ekonomike në Shqipëri. Teksa flet për situatën politike, ai nënvizon faktin se Berisha nuk është tërhequr nga politika aktive, pasi ai është një kafshë dhe makinë politike, largimi i të cilit do dëmtonte jo vetëm PD por dhe PS.

Njëherësh, nuk sheh ndonjë rrezik për të dëmtuar qeverisjen e majtë sidomos mandatin e parë nga PD e drejtuar nga Basha. Harasani thotë se rreziku më i madh mund të ndodhë nëse përplaset PS me LSI, duke vlerësuar Metën si një politikan që frymëzon. Ai shprehet se qeverisja e re e drejtuar nga Rama ka shanse të mëdha për sukses, pasi është kabinet më i mirë se paraardhësi, ndërsa Rama kryeministër ngjall besim. Harasani vlerëson masat ekonomike të qeverisë, ndërsa aksionet kundër kazinove e lojrave të fatit kërkon të mbështeten me strategji.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS