A1 Report - Statusi, Fyle letër vendeve skeptike: Votoni pro Shqipërisë

Report TV 2015-08-21

Views 0

Komisioneri për Zgjerim Shtefan Fyle bën përpjekjen e tij të radhës duke i nisur një letër të gjatë 27 vendeve anëtare të BE-së, ku i kërkon të votojnë pro rekomandimit të Komisionit Europian, që Shqipëria në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të marrë statusin e vendit kandidat.

Në këtë letër Komisioneri për Zgjerimin i bën një skaner të hollësishëm zhvillimeve integruese, duke theksuar se në progresraportin e fundit, Shqipëria ka arritur standardet e vendosura në vitin 2012 të domosdoshme për marrjen e statusit. Shtefan Fyle u dërgon vendeve anëtare një sërë të dhënash të reja që lidhen me hapat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare e kryeministrit Rama, pas publikimit të progresraportit në tetor.

"Dëshiroj t'ju informoj për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, posaçërisht në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, sikurse dëshiroj të ndaj me ju pikëpamjet e mia për këto zhvillime përpara mbledhjes së dhjetorit të Këshillit të Ministrave, ku do të merret vendimi për rekomandimin e Komisionit Europian. Në 12 Nëntor Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama lancoi dialogun e nivelit të lartë që lidhet me prioritet kyçe, me qëllim ndihmën e mëtejshme për ta shtuar fokusin dhe koncensusin në integrimin europian. Ky takim ishte një eveniment për t'i bërë një inventar e rezultateve të para të arritura nga Qeveria e re dhe autoritetet dhe planeve të mëtejshme, që lidhen me reformat e kërkuara nga BE-ja. Që kur Qeveria e udhëhequr prej Kryeministrit Edi Rama mori detyrën në shtator ka patur një vendosshmëri të qartë në rritjen e Qeverisjes, zbatimit të shtetit ligjor këto të lidhura me reformat. Mes masave të para të ndërmarra në luftën ndaj korrupsionit është emërimi një koordinatori në rang kombëtar për antikorrupsionin, i cili do të përmirësojë ndërveprimin institucional për këtë çështje. Një tjetër hap lidhet me mandatin e komisionerit që pritet të konformohet nga Qeveria në ditët në vijim. Sakaq Komisioneri është përfshirë në hartimin e projektligjit për strategjinë e antikorrupsionit që pritet të përfundojë në dhjetor", shkruan Fyle.

Share This Video


Download

  
Report form