TIRANË - Rrjeta e telit që ka zëvendësuar muret me harqe e pallatit të Brigadave nuk ekziston më. Kjo ak bërë që hyrja për në pallatin e brigadave, të mos jetë problem për askënd.
Punëtorët që punojnë në këtë zonë, na thonë se ata nuk kanë asnjë informacion se çfarë kanë ndodhur me murin me harqe dhe këtë informacion mund të na e japin vetëm drejtuesit e firmës që po kryen punimet
Kompleksi i pallatit të Brigadave, që përfshin zonën e pyllit dhe murin rrethues, është monument i kategorisë së parë, dhe sipas ligjit ai nuk duhej të prekej.
Por pavarësisht kësaj, Bashkia e Tiranës, kur firmosi projektin për zgjerimin e e rrugës së Elbasanit, parashikoi që ti merrte 2 metra gjatë gjithë gjatësisë së rrugës pallatit të brigadave, duke e rrudhur kështu sipërfaqen e tij.
Nëse do të respektohej projekti i bashkisë, punimet për zgjerimin e këtij segmenti prej 2.3 kilometra të gjatë duhet të përfundojnë pas tre mujsh, pra në shkurt të këtij viti që po vjen, por nga ecuria e punimeve duket qartë se shiriti i përfundimit të punikmeve nuk do të mund të pritet në kohë.