Përfaqësimi në shëndetësi, prioritet cilësia

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

400 punësimet e reja në shëndetësinë publike do të realizohen në pajtim me Ligjin për mbrojtjen shëndetësore dhe përfaqësimin e drejtë, thotë sekretari shtetërorë në Ministrinë e shëndetësisë Nasuf Ipçe. Ai shpjegon se gjatë punësimeve, kriter kryesor do të jetë profesionalizmi i kandidatëve e jo në përkatësinë etnike. Sipas tij do të punësohen ato kandidatë të cilët do të jenë më të kualifikuar në testime kurse përparësi do të kenë vullnetarët. Kjo është vala e dytë e punësimeve këtë vit në shëndetësinë publike. 400 punësimet e para u realizuan në gjysmën e parë të vitit dhe përmes tyre u punësuan mbi 100 shqiptarë, thotë sekretari shtetërorë.

"Shifrat nuk janë të definuara. Mjekët të cilët i plotësojnë kushtet për hyrje në këto spitale, motrat medicinale, përkatësisht personel tjetër mesatar, të gjithë janë të pranuar. Ju garantoj se numri i mjekëve shqiptarë të cilat i kanë plotësuar kushtet sipas ligjit janë pranuar. Numri është mbi 100. Nuk flas me numra të saktë. Do të potencoj se janë të kyçur të gjitha qytetet ku jetojnë shqiptarë, si Manastiri, Prilepi, Velesi, Struga deri në Kumanovë", tha Nasuf Ipçe, sekretar shtetërorë në Ministrinë e shëndetësisë.

Konkursi për punësime të reja u shpallë para 2 ditëve. Do të punësohen 200 specialist kurse 200 të tjerë janë infermiere, mami dhe personel tjerë mjekësorë. Me punësime të reja nëpër spitale dhe entet shëndetësore në vend për më pak se dy vjet numri i personelit është rritur për 1200 persona. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form