Kotevski: Njësiti "Tigrat" i hapur për të gjithë

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Ministria e Brendshme edhe sot refuzoi të jap të dhëna mbi përqindjen e shqiptarëve në njësitin special policor 'Tigrat' me arsyetimin se informacionet e tilla janë të klasifikuara. Zëdhënësi i këtij dikasteri Ivo Kotevski tha se nuk ka asnjë qëndrim të ri, nga ai i para 1muaji i ministres Jankullovska. Megjithatë, sipas tij, edhe nëse shqiptarët në këtë njësit janë në numër të vogël, atëherë përqindja e shqiptarëve kompensohet në sektorë të tjerë të MPB-së, që numëron rreth 20 % shqiptarë në tërësi, sipas tij.

'As MPB-ja e as ndonjë njësit tjetër në kuadër të MPB-së ndonjëherë ka qenë i mbyllur për përfaqësuesit e bashkësive tjera jo shumicë, përkundrazi në të gjitha njësitet organizative ka përfaqësues të bashkësive etnike. MPB-ja asnjëherë të punësuarit e saj nuk i ka dalluar në bazë të përkatësisë etnike, por ata vlerësohen në bazë të potencialeve individuale dhe çdoherë është mbajtur llogari se ku ndonjë nga të punësuarit tanë mund të jap maksimumin e tij. MPB-ja,nuk i dallon përfaqësuesit e saj, të cilit do njësit në bazë të përkatësisë së tyre etnike', tha Ivo Kotevski , zëdhënës i MPB-së.

Edhe shefja e Kotevski në një deklaratë paraprake nuk pranoi të tregojë nëse ka shqiptarë ose jo tek 'Tigrat'. Ajo u arsyetua se informacionet rreth këtij njësiti janë të klasifikuara.

"Këto të dhëna nuk mund t'i ndajmë me opinionin pasi përbërja e njësiteve speciale është informacion i klasifikuar", u shpreh Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Ndërkohë zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Zemri Qamili sot nuk deshi të komentonte postet udhëheqëse të cilat me ristrukturimin e ri në organet e larta në MPB u takojnë shqiptarëve. Qamili tha se në fillim të javës tjetër do të dal me deklaratë dhe do të informojë opinionin lidhur me këtë çështje. Ai në linjë telefonike vetëm tha se shqiptarët do të udhëheqin me më shumë poste të rëndësishme nga ajo që deri më tani është paralajmëruar. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form