Ahmeti: Flamuri kombëtar shqiptarë nuk duhet ti pengojë askujt

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Në Maqedoni manifestimi qendror për shënimin e 101 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së flamurit u mbajt në Zajaz të Kërçovës ku u inaugurua qendra përkujtimore 'Nëna Shqiptare'

Ndryshe nga qytetet tjera në Kërçovë më pak festë e më shumë përkujtim për viktimat e gjenocidit të një shekulli më parë.

Qendra përkujtimore në Zajaz është bërë për ti përkujtuar të rënët e viteve 1912-1913. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se kujtimi për ta duhet të shërbejë për afrimin mes popujve.

"Këto vepra kapitale që janë bërë nuk janë bërë për të nxitur hakmarrje, nuk janë bërë që ne të ushqejmë urrejtjen ndaj popujve, sepse popujt nuk janë fajtor për regjimet dhe gjenocidet që janë ushtruar mbi shqiptarët para 100 vitesh dhe pas 100 vitesh. Luftëra e parë botërore dhe e dyta, por janë krerët shovinistë dhe sot është 100 vjetori i masakrave më të mëdha që janë bërë mbi këto hapësira", tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Skulptura e realizuar nga skulptori i mirënjohur Thoma Thomai, simbolizon sakrificën dhe qëndrueshmërinë e nënave shqiptare për shekuj me radhë. Kështu e shpjeguan rëndësinë dhe simbolikën e saj, kryetari i Këshillit iniciativ për vendosjen e përmendores, Musli Musliu, dhe ish gjenerali Gzim Ostreni.

"Krenaria e kësaj historie të qëndresës është sublime, dhe ne më shumë se kurrë ndjehemi krenarë që trashëgojmë këtë qëndres që u ngrit në detin e gjakut dhe fushën e eshtrave", u shpreh Musli Musliu, kryetar i këshillit iniciativ.

"Këtu nuk bëhet fjalë për të numëruar të gjithë ata që shteti serb i futi nën dhe, pasi kjo është e pamundur sepse janë shumë. Por, për të dhënë prova, dëshmi dhe fakte për gjenocidin, spastrimin etnik të planifikuar dhe ekzekutuar nga shteti serb, drejt zhdukjes së fëmijëve, grave, pleqve dhe burrave civil të paarmatosur", deklaroi Gzim Ostreni, ish gjeneral.

Historia flet se në fshatin Zajaz, rrethina e Kërçovës janë djegur rreth 300 shtëpi nga bandat serbe dhe janë masakruar qindra shqiptarë. Masakra e Zajazit ka qenë vetëm një nga shumë masakrat që kanë përjetuar shqiptarët në rajon në periudhën e luftërave ballkanike. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS