Mazhoranca ka lëshuar sot sinjale të qarta se nuk do të miratojë kandidaturat e përzgjedhura nga presidenti i Republikës për në Gjykatën e Lartë përkatësisht Gjovalin Pernoca dhe Petrit Çeno. Deputeti i PS Fatmir Xhafa, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i komisionit të ligjeve, deklaroi sot në Kuvend se Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka provokuar mazhorancën me emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.