A1 Report - Program italo-shqiptar për bizneset në Itali flitet për mrekullinë shqiptare

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANË - Përmirësimi i shkëmbimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë dhe inserimi i kompanive italiane në tregun shqiptar janë në qendër të programit të përbashkët midis qeverive të të dyja vendeve.

Nëpërmjet këtij programi italo-shqiptar, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë një mundësi më tepër për kredimarrje nga bankat dhe për të zhvilluar afirmimin e tyre profesional. Në konferencën e përbashkët midis Ambasadës italiane dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik janë nënvizuar disa nga aspektet më të rëndësishme për të favorizuar këtë shkëmbim ekonomik.

Katër janë faktorët themelorë për të favorizuar për të përmirësuar shkëmbimet ekonomike dhe për të favorizuar inserimin e kompanive italiane në Shqipëri janë gjithmonë të njëjta; qartësia e të drejtave, sfumimi i peshës së burokracisë, krijimi i arenave industrialë, ku mund të mblidhen investitorët, krijimi i një pike të vetme referimi. Dhe ashtu siç do të përkufizuam aksesi në kredi dhe afirmimi profesional.

Share This Video


Download

  
Report form