Bruksel, tre ministrat takime të shumta, Fyle: Ecni kështu

Report TV 2015-08-21

Views 1

Ministrat Klajkda Gjosha, Saimir Tahiri e Nasip Naco, kanë marrë vlerësime maksimale në Bruksel, ku kanë qëndruar për një vizitë, me qëllim bindjen e vendeve skeptike, për integrimin e Shqipërisë në BE. Fyle e Malstrom, theksuan progresin e madh të kryer nga Shqipëria në rrugën drejt familjes evropiane.
Vlerësime mjaft pozitive për reformat kanë marrë tre ministrat shqiptarë Klajda Gjosha, Saimir Tahiri e Nasip Naco gjate vizites ne Bruksel, e cila kishte qëllim bindjen e vendeve skeptike për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Ministrat raportuan për progresin e bërë, reformat e ndërmarra dhe masat konkrete që po zbatohen nga qeveria e re sipas rekomandimeve të lëna nga progres-raporti i 16-tetorit. Takimi i parë i tre ministrave shqiptarë u zhvillua me Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, Pierre Vimont, i cili vlerësoi progresin e bërë dhe inkurajoi vazhdimësinë e tyre. Ministrat morën pjesë gjithashtu në panelin e mbajtur për Shqipërinë, në Qendrën e Politikave Evropiane, ku theksuan se reformat që po ndërmerren janë të domosdoshme për vendin në radhë të parë. Gjatë pasdites së të premtes, Gjosha, tahiri e Naco u takuan me Komisioneren për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malsmtrom e cila theksoi:

Dubel
"Raportimet tuaja sot mbi arritjet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin me shumë vlerë. Këto janë shenja mjaft pozitive që na vijnë nga Shqipëria. Shqetësimi im mbetet komuniteti rom dukeqenëse ata përbëjnë pjesën më të madhe të azilkërkuesve dhe do të doja të shikoja punë më të madhe në këtë drejtim", tha Komisionerja për Çështjet e Brendshme".

Ndërsa ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, tha se angazhimi i qeverisë është maksimal por nga ana tjetër shqipëria ka nevojë për mbështetje në mënyrë që vendi të ecë përpara drejt zhvillimit të mëtejshëm dhe procesit të integrimit evropian.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri theksoi se me aksionet e ndërmarra rezultatet në luftën ndaj krimit të organizuar janë konkrete, çka dëshmon për angazhimin e qeverisë.
Ndërsa ministri i Drejtësisë Nasip Naço, shpjegoi se ka nisur puna për reformimin e sistemit gjyqësor, për të cilin është kërkuar edhe asistenca e Komisionit të Venecias
Takimi fundit i tre ministrave ishte me Komisionerin për Zgjerimin z. Stefan Fyle, i cili nxiti qeverinë shqiptare për të vijuar në rrugën e nisur, duke theksuar se këtë progres që u dëshmua nga ministrat duan të shohin edhe vendet anëtare.

Dubel
"Jam i impresionuar nga puna e bërë së fundmi. Raportimet tuaja janë shumë domethënëse. Këtë duan të shohin edhe vendet anëtare. Vazhdoni kështu deri ne fund", u shpreh Komisioneri për Zgjerimin z. Stefan Fyle.

Tre ministrat shqiptarë u zotuan se do të zbatohen afatet e përcaktuara në Planin e Veprimit ku parashtrohen masat konkrete sipas 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni Evropian.

Share This Video


Download

  
Report form