ROMË - Qytetarët italianë kanë protestuar sot kundër ndërtimit të hekurudhës së shpejtësisë së lartë mes Italisë dhe Francës.
Protesta që ka përfunduar në dhunë mes qytetarëve dhe policisë ka ndodhur menjëherë pas takimit mes kryeministrit italian, Enrico Leitta dhe presidentit francez, Francois Hollande.
Ndërkaq për këtë takim ishin marrë masa të rrepta sigurie nga policia në kryeqytetin italian, Romë.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë. Protesta është spostuar më pas në rrugën Giubbonari, nëpërmjet shehit "Campo de' Fiori".
Në drejtim të policisë protestuesit kanë hedhur disa bomba letre dhe tymuese.