Partitë politike po hyjnë në një fushatë të hapur për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Analistët vlerësojnë se seria e masave populiste tregon se nga Qeveria nga njëra anë i ndërmerr masat, ndërsa nga ana tjetër edhe opozita i propozon të njëjtat. Lojëra shpërblyese me llogaritë fiskale fiskal, legalizim më i lehtë, propozime për një kthim të TVSH- së qytetarëve, masat për bujqit, çdo gjë është vënë në lojë nga ana e partive.
"Është më se e qartë se po vlojnë lojërat rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe partitë politike përpiqen të fitojnë vota sa më shumë të munden, që ta rrisin numrin e mbështetësve të tyre dhe përpiqen përmes një numri të masave populiste ta animojnë jo vetëm anëtarësinë , por edhe votuesit e pavendosur", tha Jove Kekeknovski, analist.
Analisti Naser Ziberi vlerëson se kjo garniturë qeveritare thuajse nuk e kryen asnjë mandat të tërë dhe menjëherë shkon në zgjedhje të parakohshme, që sipas tij është sinjal i keq, pasi interesat partiake i vendosin para interesave të qytetarëve.
"Kjo është një indikatorë i cili flet se partitë në pushtet nuk kanë prioritet interesat e qytetarëve por interesat e ngushta partiake. Sepse edhe përkundër faktit se janë komotë në qeverisje, kanë shumicë parlamentare ata shpallin zgjedhje të parakohshme. Qëllimi i qeverisë nuk është që sa më gjatë të qeverisë dhe ta zgjat periudhën e qeverisjes por gjatë një mandati të caktuar ti zgjidh mundësisht sa më tepër problemet e qytetarëve, të krijoj kapacitete demokratike për qeverisje, integrim euro-atlantik dhe zhvillim ekonomik. Nëse pra qeveria nuk përcaktohet në këto parime për realizimin e këtyre objektivave në kushte kur ka shumicë të mjaftueshme në parlament, ajo do të thotë prioritet ka vetëm interesin e ngushtë se si dy partitë politike respektivisht VMRO-DPME-ja të mbetet sa më gjatë në pushtet", deklaroi Naser Zineri, analist.
Për Kekenovskin elektorati fitoi kulturë të mjaftueshme politike dhe di t'i vlerësojë premtimet reale nga ato të rreme.
"Këto masa populiste nuk janë risi në vend. Me këto masa populiste filloi VMRO-DPMNE dhe u pa se kjo ka rezultat tetë vjet me radhë, dhe në anën tjetër edhe LSDM pas një kohe të gjatë u përpoq ti popullarizon këto masa populiste. Por ne duhet të kujtojmë se me ardhjen e qeverisë së Gruevskit vendosën programin dhe llogaridhënien për programin. Pra, të gjithë që do të sugjerojnë masa të tilla duhet të jenë real", tha Jove Kekenovski, analist.
Por përveç masave populiste, partitë politike filluan të udhëheqin edhe fushata kundër njëri-tjetrit, me akuza dhe kundër akuza për abuzimin e funksioneve dhe pasurim të paligjshëm. Natasha Stojanovska