Fondi Shëndetësor, drejtorët pajtohen për modelin e firmosjes

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Dy drejtorët e Fondit të Shëndetësisë Maja Parnaxhieva-Zmejkova dhe Xhemali Mehazi kapërcyen mospajtimet mes tyre që kohët e fundit, vendosën në pikëpyetje funksionimin e Fondit. Problemi u ngrit rreth firmosjes së Mehazit, nëse ai duhet të ishte latin apo në shkrimin cirilik. Pa firmosjen e dy drejtorëve, në fondin e Shëndetësisë nuk mund të funksiononte asgjë.

"Është e vërtetë se kemi pasur mosmarrëveshje se si të shkruhet emri dhe mbiemri im në gjuhën shqipe dhe këtë problem nga e enjtja e kemi tejkaluar dhe sipas ligjeve pozitive në Maqedoni emri dhe mbiemri im si drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor shkruhet në shqip. Kjo u tejkalua në bashkëpunim me Këshillin Drejtues dhe Ministrinë e Shëndetësisë, dhe ngecjet e vogla në disa lëndë nga e enjtja janë tejkaluar problemet dhe në FSSH lëndët dhe punët ecin normalisht", tha Xhemali Mehazi, Drejtor i Fondit të shëndetësisë.

"Problemi është kapërcyer dhe Fondi funksionin në mënyrë normale", u shpreh Maja Parnaxhieva Zmejkova, Drejtore e Fondit të Shëndetësisë.

Për kapërcimin e dallimeve, flasin edhe projektet që po zhvillohen bashkërisht nga dy drejtorët. Në 9 muajt e parë, nga miratimi i kartës elektrike shëndetësore, janë shpërndarë 600 mijë të tilla, kurse në dy muajt e fundit, 400 mijë. Për momentin, 200 mijë banorë nuk kanë dorëzuar ende kërkesë për pajisje me kartë elektronike, kurse 300 mijë të tjerë pritet të merren nga shërbimet rajonale të Fondit dhe tek mjekët amë. Me miratimin e kartës shëndetësore elektronike, Fondi do të kursejë më shumë se 10 mijë euro në vit. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form