A1 Report - Maliq, nga varfëria banorët i vërsulen ish-Kombinatit për skrap

Report TV 2015-08-21

Views 6

KORÇË - Varfëria e tejskajshme në qytetin e Maliqit detyron qindra banorë të kësaj zone të zhyten në rrënojat e ish-kombinatit të sheqerit për të kërkuar skrap.

Banorët, kryesisht moshat e reja, shkojnë çdo ditë në këtë ish-uzinë duke gërmuar për gjetjen e donjë hekurishteje apo tulla dhe më pas i shesin në treg të zi për të siguruar sadopak të ardhura për veten dhe familjen e tyre.

Ndonëse fitimi është shumë qesharak ata rrezikojnë edhe jetën e tyre, pasi duke gërmuar gropa të thella për gjetjen e skrapit mund të mbulohen nga masivi i dheut. Ndërsa shprehen se prej vitesh e ushtrojnë këtë punë si mbijetese theksojnë se papunësia është ajo që i shtyn të zhyten çdo ditë në këto rrënoja.

"Ndërsa vite më parë -, shprehet një banorë i vjetër i Maliqit - uzina e sheqerit punësonte rreth 3000 banorë, sot ajo është kthyer në një alternativë e vetme për të mbijetuar i gjithë qyteti edhe pse përbën një rrezik për jetën e tyre.

Nga ana e bashkisë së Maliqit pohohet se papunësia në këtë qytet është mjaft e madhe, çka ka rritur edhe numrin e familjeve, të cilat marrin ndihmë ekomike.

Prej vitesh rreth 5400 banorë në qytetin e Maliqit jetojnë mes papunësië dhe skamjes duke u vetëpunesuar në rrënojat e ish-Kombinatit të Sheqerit, i cili është braktisur para shumë vitesh.

Share This Video


Download

  
Report form