ELBASAN - Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin me katër persona të vdekur dhe dy persona të tjerë të plagosur rëndë. Burime nga policia lokale kanë bërëtë ditur se, ngjarja ka ndodhur pak para orës 12:00 të mesditës. Personi i katërt ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Të plagosurit mësohet se, ishin pasagjerët e makinave.
Viktimat janë identifikuar nga policia dhe bëhet e ditur se të vdekur janë, Gentjan Lila, Besnik Dupi si dhe Xhevit e Besnik Beu, raporton korrespondentit i A1 Report dhe Shqiptarja.com, Andi Qosja.
Deri më tani, nga policia është mësuar se, Karaj dhe Dupi kanë qenë duke bërë gara me makina me njëri-tjetrin. Si shkak i shpejtësisë, dy makinat kanë marrë para edhe makinën tjetër Benz.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur të gjitha ambulancat e spitalit të Elbasanit. Mësohet se të vdekur kanë mbetur tre drejtuesit e mjeteve, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në kryqezimin e fshatit Gjocaj në Peqin. Burime nga policia e Elbasanit kanë bërë të ditur se, në këtë aksident tragjik janë përfshirë tre makina, me targa AA 638 DC, AA 576 GA, El 2270 C.