Incidentet, përplasen VMRO - LSDM

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

LSDM-ja opozitare porosit kryeministrin Gruevski dhe ministren e Brendshme Jankullovska që të harmonizojnë qëndrimet e tyre rreth incidenteve të javës së kaluar. Reagimi i LSDM-së vjen pas deklaratave të ndryshme të Gruevskit dhe Jankullovskës dje, rreth mundësisë që këto incidente kanë qenë apo jo të orkestruara më herët.

"Jankullovska tha se "njeriu i cili mendon me mendje të shëndoshë, nuk mund të bëjë një konstruksion të tillë monstruoz dhe të keqpërdorë fëmijët për të krijuar frikë". Por në të njëjtën ditë, kryeministri Nikolla Gruevski nga ana tjetër konstatoi se "ngjarjet e tilla përsëriten kur afrohet data e Samiteve Evropiane". Sipas Jankullovskës, a po bën kryeministri Gruevski "konstruksion monstruoz" kur i vlerëson si jo të rastësishme incidentet siç ishte ai në autobusin me numër 65?", thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga ana tjetër VMRO DPMNE-ja është përgjigjur se LSDM-ja po keqpërdor incidentet nëpër autobusë për konfrontime politike.

"LSDM-ja, si duket e ka gjetur veten, sepse vetëm ajo dhe askush tjetër në Maqedoni e ka përdorur ngjarjen e rrahjes së fëmijëve nëpër autobusë për përplasje ditore politike me partitë e tjera. Kjo flet mjaft për të! Aq poshtë kanë rënë dhe aq shumë frustrime kanë mbledhur ata në vetvete, sa i lejojnë vetes edhe ngjarje të tilla të pahijshme t'i keqpërdorin për përplasje politike", thuhet në reagimin e VMRO-së.

Edhe Ministria e Brendshme përmes një komunikate për media i ka bërë apel LSDM-së, të heq dorë nga keqpërdorimi i incidenteve, por edhe qytetarëve, që të mos e marrin seriozisht këtë parti.

"Nëse LSDM-ja përmes gënjeshtrave që shpalos, dëshiron të stimulojë vazhdimin e incidenteve, MPB-ja vëren se kjo politikë është humbëse, dhe iu bën apel qytetarëve që të mos i marrim seriozisht prononcimet e tilla të opozitës. Çdo i përfshirë në këtë incident, do të nxirret para drejtësisë", thuhet në reagimin e MPB-së.

Konfrontimet e tilla vijnë pas akuzave të LSDM-së se këto incidente janë të projektuara me qëllim të shpërqendrimit të vëmendjes së opinionit publik, nga gjendja e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet Maqedonia. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form