ELBASAN - Kanë reaguar banorët e Mjekësit në Elbasan, një ditë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili refuzoi negociatat për shkatërrimin e armëve kimike siriane në Shqipëri.
Ata shprehen për mikrofonin e "A1 Report", se janë të kënaqur me vendimin e kryeministrit, pas aludimeve se nëse armët kimike pranohen në Shqipëri, procesi i asgjësimit të tyre mund të kryhej në uzinën e Mjekësit.
"E pritëm me gëzim shumë të madh". "Do rrimë rehat tani". "Vendimi i qeverisë Rama shumë i qartë". "Jemi të vegjël dhe armët kimike na helmojnë. Duam të rritemi pa helme", ishin disa nga opinionet e banorëve: pleq, burra, gra, fëmijë.