Fondet e filmit, heshtje në Ministrinë e Kulturës

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Ministria e kulturës hesht para kërkesave të televizioneve private kombëtare për tërheqjen e ligjit për veprimtari filmike. Me këtë ligj, i cili hyn në fuqi në janar, parashikohet që 1,1% e të ardhurave bruto të televizioneve në nivel vjetor, t'i shkoj Agjencisë së Filmit e cila do të zëvendësojë Fondin aktual të Filmit. Ndaj kërkesës së televizioneve, sot mbërriti reagim nga Fondi i Filmit, sipas të cilit, ligji i ri është sipas standardeve evropiane.

"Në konferencën e shtypit të disa televizioneve kombëtare u paraqitën akuza të pabaza sipas të cilave, Maqedonia është vendi i vetëm në botë ku televizionet duhet të paguajnë një tatim publik, nga i cili do të financohet prodhimi i filmave. Duam të theksojmë se modeli sipas të cilit është hartuar ligji i ri për veprimtarinë filmike, është sipas orientimeve evropiane dhe se gjatë hartimit të tij u shqyrtuan shumë modele që funksionojnë në vende të ndryshme, që mes vete, dallojnë për nga lartësia e përqindjes për kompensim".

Fondi i Filmit e krahason Maqedoninë me Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë ku televizionet e tyre japin po ashtu para për prodhimin e filmave. Në konferencën e djeshme të shtypit, televizionet private kombëtare Alsat-M, Kanal 5, Sitel, Telma dhe Alfa kërkuan tërheqjen e ligjit dhe paralajmëruan se drejtësinë do ta kërkojnë përpara gjykatës Kushtetuese. Për përfaqësuesit e këtyre televizioneve, ligji është haraç klasik për shkatërrimin sistematik të kësaj industrie. Ata u shprehën të shokuar për shkak se nuk ishin informuar në kohë për ligjin, dhe për këtë, kërkojnë takim me ministren e Kulturës. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form