Xhaferi vazhdon te heshtë, derisa Qamili premton rritje!

alsatmtv 2015-08-21

Views 6

ALSAT-M vazhdon të pres përgjigjen e Ministrit të Mbrojtjes Talat Xhaferi për numrin e shqiptarëve në njësitin elitar 'UJQIT' të ARM-së. Ai vazhdon edhe më tej të heshtë. Ndërkohë sot zv/Ministri i Punëve të Brendshme Zemri Qamili tha se nuk ka njohuri të saktë për përqindjen policëve shqiptarë që janë të angazhuar në njësitin për ndërhyrje të shpejtë (EBR) . Megjithatë Qamili shpreson që me pranimin e policëve të rinj shqiptarë në konkursin e fundit të MPB-së, numri i përfaqësimit të shqiptarëve në këtë ministri do të ritet. Ai premtoi se 30 deri 40 % e këtyre policëve shqiptarë do të angazhohen pikërisht në njësitin për ndërhyrje të shpejtë.

"Unë nuk di saktësisht se sa është përfaqësimi i shqiptarëve në njësitin për intervenim të shpejtë 'EBR' por megjithatë, ne gjithmonë jemi të angazhuar që të rrisim përfaqësimin e shqiptarëve në çdo sferë të MBP-së dhe jo vetëm në njësitin e shpejtë. Mendojmë se tani, në konkursin e fundit që përfunduan kandidatët për policë, një numër i madh i tyre do të angazhohen dhe diku me datën 15 të këtij muaji do të marrin vendime pune dhe besoj se me këtë do të ritet edhe përqindja", tha Zemri Qamili -- zv/Ministër i Punëve të Brendshme.

Këta policë do të angazhohen në atë njësit?
"Po do të angazhohen diku deri 30-40 %", u përgjigj Qamili.

Qamili nuk deshi të komentonte ankesën që pjesëtarë shqiptarë të EBR-së, përmes postës elektronike ia drejtuan televizionit ALSAT-M një ditë më parë. Ai vetëm tha se të gjithë policët pavarësisht kombësisë duhet të konkurrojnë në konkurset interne.

"Me ndryshimet që kemi bërë me sistematizimin brenda MPB-së, tani janë konkurset interne. Të gjithë të punësuarit në MPB, që i plotësojnë kushtet, duhet të konkurrojnë dhe besoj se ai që e meriton, do të marrë vendin e merituar!", tha Zemri Qamili -- zv/Ministër i Punëve të Brendshme.

Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi edhe sot nuk e pa të arsyeshme të komentojë çështjen e ngritur prej ditësh tashmë nga Televizioni ALSAT-M, se cila është arsyeja që në njësitin elitar të ARM-së 'UJQIT' nuk ka asnjë shqiptar! Gjendje e njëjtë paraqitet edhe në njësitin elitar 'TIGRAT' të policisë ku nuk ka asnjë përfaqësues shqiptarë.

Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form