Fundjavë me diell, i përshtatshëm për shëtitje. Mot i ngjashëm si ai i sotmi, por me mundësi për reshje lokale në rajonet perëndimore. Kështu paralajmërojnë sinoptikanët të cilët thonë se temperatura më e lartë e ditës do të regjistrohet deri në 21 gradë celsius.
"Gjatë ditës së sotme, veçanërisht në orët e pasdites pritet një ndryshim i caktuar moti që do të shoqërohet me shtim vranësirash dhe me reshje të dobëta lokale, që do të jenë më të pranishme në rajonet perëndimore. Temperaturat e mëngjesit, gjatë ditës së nesërme do të jenë pozitive, dhe do të lëvizin nga 1 deri 12 gradë, ndërsa temperatura më e lartë ditore do të jetë nga 17 deri 21 gradë. Era do të fryjë, e dobët kryesisht nga drejtimi i jugut", deklaroi Lena Jovanovska, DPHM
Prej të hënës, sinoptikanët paralajmërojnë reshje më të shpeshta shiu.
"Të hënën do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira dhe me reshje të shpeshta shiu, ndërsa reshje më të dendura dhe të furishme, priten të martën. Temperatura e ajrit do të pësojnë gjithashtu një rënie të lehtë", tha Lena Jovanovska, DPHM.
Deri në fund të javës së ardhshme, temperaturat do të ndjekin kursin e rënies, dhe ndryshimet më të mëdha të motit, do të priten në fundjavën tjetër. Natasha Stojanovska