Opozita dhe mazhoranca raportin e KE-së e lexojnë ndryshe ndryshe

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Prezantimi i raportit të progresit të Komisionit Evropian në kuvend u shoqërua me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu akuzoi zv/kryeministrin për çështje evropiane Fatmir Besimi se keq interpreton raportin e progresit dhe se sipas tij pasojat nga ngecja e integrimeve i vuajnë qytetarët shqiptarë. Fazliu sugjeroi që në vend që të merret me emrin, BDI të angazhohet për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve.

"Në mungesë të kapaciteteve mos të them në mungesë të dijes për ta lexuar drejt dhe kuptuar raportin e progresit atëherë vijnë në shprehje trillimet dhe fantazitë. Kur jemi te fantazitë ju të BDI-së keni shkuar shumë lartë jeni në hava, ashtu tha lideri juaj qëndroni hava keni siguruar karburant. Çdo dështim me procesin e euro integrimeve pasojat janë të shqiptarët", tha Bekim Fazliu, PDSH.

Zv/kryeministri Besimi u kundërpërgjigj se politikat e BDI-së rezultojnë me arritje pozitive dhe kjo dëshmohet me faktin që vendi fitoi statusin kandidat pikërisht gjatë qeverisjes së kësaj partie.

"Unë në asnjë rast nuk thash se 'status quo' është sukses por thash se kjo dëshmon se ne jemi të përkushtuar për këtë, nuk thash që nuk kemi sfida dhe sfida kryesore është tejkalojmë dallimet që kemi me fqinjët tanë sidomos me fqinjin jugor për çështjen e emrit dhe të gjejmë një zgjidhje që do të garantojë një të ardhmen më të mirë për vendit", deklaroi Fatmir Besimi, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Edhe opozita maqedonase kritikoi qeverinë se gjendja status quo po fundos të ardhmen e vendit, pasi vendi nuk ka shënuar progres në asnjë nga fushat kyçe sikurse se liria e mediave, lufta kundër korrupsionit dhe pavarësimi i gjyqësorit.

"Nëse e lexoni me vëmendje raportin do të zbuloni edhe një fakt tjetër humbës dhe të tmerrshëm nga i cili 90% të njerëzve në këtë salle do të turpërohen. Po ta lexoni raportin do të shihni se Kezharovski mori 4 vjetëm e gjysmë dënim me burg ndërsa të akuzuarit për veprën penale tregti me njerëz kanë marrë dënime më të lehta. Pra deputetë mendoni se në çfarë shteti tregtia me njerëz është e keqe më e vogël nga shkrimi i një teksti gazetaresk", deklaroi Radmilla Sheqerinska, LSDM.

Sipas Sheqerinskës gjendja status quo cenon të ardhmen e vendit ndërkaq çmimin e politikave të gabuara të qeverisë i paguajnë qytetarët. Megjithatë për z/kryeministri Fatmir Besimi për Maqedoninë akoma ka shpresë që të marrë datën për fillimin e negociatave në dhjetor nëse arrin progres në çështjen e emrit. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form