USHT, zgjerohet hetimi rreth diplomave të falsifikuara

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Një ditë pasi policia e Tetovës kishte zbuluar një kanal për falsifikimin e diplomave të USHT-së, të destinuara për shtetasit e huaj, nisin dyshimet për përfshirjen e mundshme të një profesori me personin e arrestuar nga Sellca e Tetovës. Nga SPB-ja e Tetovës njoftojnë se do të zgjerojnë hetimet edhe në USHT, për të parë lidhjet eventuale të këtyre falsifikimeve. I pyetur për involvimin e një profesorit të USHT-së në, nënshkrimi i të cilit figuron në disa dokumente të falsifikuara, rektori i USHT-së Vullnet Ahmeti tha se kjo çështje i takon policisë dhe hetuesve.

"Ne dëshmojmë se jemi të vendosur të luftojmë me çdo kusht, çdo lloj forme të falsifikimit korrupsionit, abuzimit dhe keqpërdorimit në Universitetin tonë, qoftë kur një veprim i tillë kryhet nga persona jashtë apo brenda Universitetit. Ne inkurajojmë gjithë komunitetin tonë universitar por edhe komunitetin më të gjerë, që të na drejtohen pa hezitim për çdo lloj anomalie të këtij lloji", deklaroi Vullnet Ameti, rektor i USHT-së.

Ameti tha se për rastin e fundit USHT-ja ka grumbulluar informata dhe më pas e kanë informuar policinë.

"Fillimisht nga ana jonë janë ndërmarrë hapa konkret për zbulimin e gjenezës së këtij falsifikimi flagrant, duke vëzhguar situatën në teren gati një vit dhe pasi u njoftuan indikacionet dhe u grumbulluan dëshmitë e nevojshme, u njoftua SPB-ja, të cilat hetuan më tej rastin dhe ditën e djeshme e vunë në pranga personin e dyshuar", tha Vullnet Ameti, Rektor i USHT-së.

Në aksionin e një dite më parë të policisë, në Sellcë të Tetovës është arrestuar personi me inicialet M.O i cili kishte përpunuar diploma dhe më pas të njëjtat i ka shitur në vlerë prej 25 mijë euro, kryesisht për shtetas italian. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form