A1 Report - Tiranë, krim brenda një familjeje burri e mbyti me çarçaf gruan

Report TV 2015-08-21

Views 13

Krim brenda familjes në zonën e Saukut të Vjetër. Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, burri, Fehmi Brahja, 49 vjeç, ka mbytur me çarçaf bashkëshorten e tij, Radivije Brahja në një nga dhomat e banesës së çiftit Brahja.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se, viktima, Radivije Brahja, ishte mësuese në shkollën e Saukut të Vjetër. Sipas policisë, si shkak i këtij krimi mendohet të jetë xhelozia mes çiftit. Burri, Fehmi Brahja e ka lidhur çarçafin në qafën e bashkëshortes dhe e ka mbytur duke i marrë frymën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Policia ka bërë të ditur se, bashkëshorti pasi kishte krye krimin e rëndë ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është vetëdorëzuar në polici. Nga të dhënat, mësohet se në momentin kur ka kryer krimin ai ka qenë në gjendje të dehur.

Policia ishte njoftuar nga familjarët e çiftit në lidhje me ngjarjen e rëndë. Mësohet se çifti kishte fëmijë, por në momentin e ngjarjes nuk kanë qenë dëshmitarë.

Forca të policisë së kryeqytetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Share This Video


Download

  
Report form