Konferencë, Evropa mes vlerave dhe sfidave

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Maqedonia duhet të jetë anëtare e BE-së dhe nuk ka logjike që ajo të mbahet peng, në një situatë si kjo. Kështu u tha në konferencën e sotme ndërkombëtare me temë "Evropa mes vlerave dhe sfidave" që u mbajt në Shkup. Unioni ndërkombëtar Pan-Evropian madje, shprehu gatishmëri që të ndihmojë në lëvizjen para të këtij procesi.

"Jemi të vetëdijshëm se procesi i zgjerimit nuk ka dinamikën e duhur, edhe pse çdo ditë, ne punojmë në afirmimin e kësaj fushe. Ajo që është me rëndësi dhe që u theksua, është se qëllimet strategjike të Maqedonisë gëzojnë mbështetje të plotë nga unioni pan-evropian i cili nxit të gjithë ata vendimmarrës në qarqet evropiane, të ndihmojnë në integrimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në familjen evropiane. Vlerësojmë se kontributi ynë në atë union do të jetë përforcimi i anës së dobët të BE-së, përmes respektimit të kornizave juridike ndërkombëtare dhe përmes mundësisë së dialogut pozitiv me të gjithë fqinjët që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë ide", u shpreh Nikolla Poposki , Ministër i Jashtëm.

"Neve në unionin ndërkombëtar pan-evropian nuk na pëlqen aspak situata e tanishme. Maqedonia me të vërtetë është shtet evropian, çdoherë ka qenë e tillë dhe nuk ka kurrfarë arsye logjike të jetë në këtë situatë që është. Ajo është arsyeja pse Unioni Pan-Evropian mbështet tërësisht Maqedoninë. Ne na duhet Maqedonia brenda në BE, pasi tani në BE kemi vështirësi të caktuara dhe duhet të jemi së bashku dhe të punojmë për një Evropë më të fuqishme", tha Alan Terenoar, Kryetar i Unionit Ndërkombëtar Pan-Evropian.

Konferenca ndërkombëtare që u mbajt në Shkup shënoi në të njëjtën kohë edhe 20 vjetorin e themelimit të Unionit pan-evropian të Maqedonisë. Në të sot shkëmbyen ide, euro deputetë si dhe njohës të tjerë të sferës së euro-integrimeve. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form