Kryeministri Nikolla Gruevski pret që Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapa të nevojshëm për të nxitur përpara procesin integrues për Maqedoninë. Sipas tij, është dëshpërues fakti që emri u shndërrua në problem kyç, edhe pse ai paraqet thjesht një problem bilateral. 'Maqedonia është kandidate me vlerë për në BE, ndërsa modeli funksional multi-etnik paraqet shembull për shumë vende të rajonit' ka thënë Guevski duke nënvizuar se politika e zgjerimit të BE-së duhet të vazhdojë edhe më tej.
"Kemi situatën ku një vend kandidat, me vetëdije ose pa vetëdije shkon kundër vlerave të Unionit si për shembull solidariteti, respektimi i dallimeve, ideja për bashkësi të vendeve në Union si dhe parimet që kanë të bëjnë me respektimin e dinjitetit njerëzor dhe sundimin e të drejtës. Për ne është dëshpëruese që imponimi i emrit u bë çështje kryesore në procesin e integrimit të Maqedonisë në BE, madje kundër kritereve të Kopenhagës. Kontesti është shumë i ndjeshëm por në fund të fundit, ajo është çështje bilaterale dhe nuk duhet të bllokojë më tej fillimin e negociatave aderuese për Maqedoninë. Mendoj se është koha që në kuadër të BE-së të merren hapa të nevojshme që ky proces të lëvizë më tej", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
Por, në një tjetër kah adresohet euro deputetja Doris Pak. Çështja e Emrit nuk është problem serioz dhe se në këtë drejtim është humbur shumë kohë, theksoi Pak. Sipas saj është turp për BE-në që nuk arriti ta ndihmojë Maqedoninë në këtë drejtim për shkak të rregullave të shkruara. Përveç emrit,- thekson ajo - ka edhe shumë çështje të tjera që duhet përmbushur në rrugën drejt BE-së; siç është sundimi i së drejtës, korrupsioni, liria e mediave etj.
"Duke u kthyer nga problemi që ka Maqedonia, mendoj se është turp për ne që nuk mund të ndihmojmë një vend që t'i afrohet integrimit evropian dhe të bëhet anëtar, sepse ne kemi rregulla që na frenojnë të ecim para. Jam e sigurt se për disa vjet Këshilli do pranojë fillimin e negociatave nëse një shtet tregon solidaritet ndaj fqinjit. Ju nuk mund t'i referoheni vlerave evropiane nëse më parë nuk i zbatoni ato. Çështja e emrit nuk është problem serioz, ai është, nëse mund ta quaj kështu, një ide prapanike nacionaliste", u shpreh Doris Pak, euro-deputete.
Megjithëse në linjë me Gruevskin, për Doris Pakun, solidariteti si vlerë e BE-së duhet të jetë vlerë e përbashkët dhe duhet të zbatohet nga të gjitha shtetet. Ajo i tërhoqi veshin Maqedonisë e cila nuk tregoi solidaritet në takimin e fundit të presidentëve në Ohër kur nuk ftoi presidenten e Kosovës.
"Solidaritetin nuk mund ta kërkoni vetëm nga të tjerët, solidariteti është vlerë e përbashkët e cila duhet dhënë dhe duhet pritur nga tjetri. Në këtë rajon ka shumë probleme, veçanërisht fqinji i Maqedonisë, Kosova. Më kujtohet se në takimin e fundit në Ohër, presidentja e Kosovës nuk u ftua nga ana e presidentit të Maqedonisë. Ky nuk është solidaritet. Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Nëse doni të jeni të dobishëm ndaj njëri tjetrit, pasi edhe ...