Në kinema Millenium janë ndarë çmimet e TIFF (Tirana International Film Festival), ku kanë garuar artistë nga 91 vende të botës. Të pranishëm kanë qenë edhe kryeministri Edi Rama me bashkëshorten, Linda, kryebashkiaku Lulzim Basha me bashkëshorten, Aurela. Por të dy çiftet kanë shmangur njëri-tjetrin, edhe pse nuk kanë lënë autoritet pa takuar, ku nuk mungonin as ambasadori i BE-së, Ettore Sequi apo ambasadori italian, Massimo Gaiani, ambasadorja franceze, Christine Moro etj. Teksa çifti Basha po ulej në kolltukun ngjitur me çiftin Rama, nuk u kanë dhënë as dorën dhe as kanë përshëndetur çiftin Rama, ulur aty më parë. Distanca e Ramës nga e Bashës ka qenë vetëm tre kolltukë larg, të cilët edhe këta ziheshin nga bashkëshortet e tyre; dmth Linda dhe Aurela, të cilat në mes kishin vetëm Ilir Butkën, regjisor, themelues dhe organizator i festivalit.