Vazhdojnë të mbeten të pa zgjidhura rastet e dhunshme ndaj të rinjve shqiptarë, ndërsa autorët e tyre janë lënë të shëtisin të lirë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm 5 raste nga 109 incidente të regjistruara nëpër shkolla kanë përfunduar me padi penale. Në rastet e tjera, policia nuk ka arritur të gjejë autorët, ose gjithçka ka përfunduar me biseda informative.
"Statistika e MPB-së tregon se në 9 muajt e parë të vitit, në Maqedoni janë regjistruar 109 raste të sjelljes së dhunshme të nxënësve nëpër shkolla, prej të cilëve 69 në shkolla të mesme dhe 40 në shkolla fillore. Pas masave të marra për zbardhjen e rasteve, MPB ka ngritur 5 padi penale kundër 21 autorëve", tha Marija Jakovleska, MPB.
Ndaj zvarritjes së procedurave për zbardhjen e incidenteve kanë reaguar edhe nga PDSH-ja.
"Si është e mundur deri tani të mos zbardhet asnjë rast të rrahjeve të nxënësve shqiptarë, si është e mundur të dënohet lokja Feride për armë mbajtje pa leje. Si i thonë kësaj ndryshe me kulturë, nuk i thonë gjyqësi selektive, kemi plot raste ku ofendohen shqiptarët. U dogj nëpër ndeshje sportive flamuri shqiptarë, askush deri tani nuk ka dal para gjyqësisë për këto raste, ndërsa një rast në Strugë ku një shqiptarë dogji flamurin e Maqedonisë në afat rekord ai u dënua dhe sot është në burg. Dhe hajde më thoni ju që pëlcitni nga kultura më thuani se si ti themi këto gjëra", u shpreh Bekim Fazliu, PDSH.
Raste të rënda të rrahjeve që kanë përfunduar edhe me lëndime të rënda trupore kanë mbetur në sirtarët e policisë ose prokurorisë. Asnjë epilog për sulmin ndaj 5 shqiptarëve në lagjen Aerodrom me 5 janar, ngjarje e cila hapi vitin e përgjakshëm për shqiptarët. Nuk është zbardhur as sulmi me thikë ndaj 16 vjeçares Arlinda Bajrami nga Shkupi, edhe pas 9 muajsh nga gërvishtjet e fytyrës dhe plagëve tjera në trup të nxënëses. Ndërsa sa për krahasim, policia u tregua efikase duke arrestuar në po të njëjtën ditë autorët e një sulmi të ngjashëm me thikë ndaj një të riu maqedonas para disa muajsh. Dy adoleshentë shqiptarë gjenden në paraburgim dhe ndaj tyre është ngritur padi penale për këtë rast. Rasti i 18 vjeçarit Jusuf Islami ishte ndër rastet e rralla i zbardhur nga policia ku viktimë janë shqiptarët. Por edhe pse ishin identifikuar7 sulmues, prokuroria nuk kishte ngritur asnjë procedurë gjyqësore kundër tyre. Nga policia thonë se rastet nuk shqyrtohet në bazë etnike, por rezultatet deri tani flasin diçka tjetër. Edhe viktimat dhe prindërit e tyre mendojnë ndryshe.
"Me ndodh shqiptarët ti rrahin maqedonasit, kapen menjëherë. Shqiptarët kur rrihen, kryerësit nuk kapen asnjëherë. Nuk ka ndodhur rastësisht kjo", ishte shprehur Naser Iljazi, babi i Riadit të rrahur.
"Pa faj, pa asgjë. Të di kush janë ata. Të dënohen!", thonte Jusuf Islami
"Ky shtet për mua është katastrofë", thotë Naser Iljazi, prind.
"Tani as në shkollë nuk mund të shkojmë rahat", deklaronte Arlinda Bajrami.
Nga ana tjetër mbeten të lirë dhe të paidentifikuar huliganët të cilët dy herë...