A1 Report - Izet Haxhia kërkon në Strasburg të mos ekstradohet në Shqipëri

Report TV 2015-08-21

Views 24

TIRANE - Gjykata e Strasburgut, pas 6 ditësh do të shqyrtojë ligjshmërinë ose jo të gjyqeve ndaj Izet Haxhinë, "të tretit" nga të akuzuarit si vrasës të ish-deputetit demokrat, Azem Hajdarit, në 1998-ën. Dy të parëve, të vëllait, Ismeti dhe Jaho Mulusmanit, iu shuan shpresat një muaj më parë, kur Strasburgu vendosi se procedurat gjyqësore ishin në rregull.

Teksa ndodhet i arrestuar në Turqi, Izet Haxhia, njeriu që akuzohet se qëlloi i pari Azem Hajdarin, pretendon prej gjykatës së Stasburgut se Shqipëria ia ka shkelur të drejtat, kur e ka dënuar më 2003-shin për vrasje, me vendim të Gjykatës së Lartë.

Mosardhja e Haxhisë nga Turqia përbën skandalin e radhës për politikën shqiptare, pasi pushteti i asaj kohe reklamoi direkt arrestimin e tij, bashkë me Aldo Baren, në Turqi, porse vetëm ky i fundit u ekstradua, për tu gjykuar. Në fakt, prej 7 vitesh, Izet Haxhia ndodhet i arrestuar në Turqi e prej andej ka deklaruar se nuk do të ekstradohet në Shqipëri, pa ju bërë një gjyq i drejtë, pasi pretendon se ka ndikime të forta politike, sepse ishte truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Këtë justifikim pak a shumë, pra implikimin e deklaratave të Berishës, e kanë përdorur edhe Ismeti e Mulosmani, porse gjyqtarët europianë deklaruan se ish-kryeministri nuk ka qenë dëshmitar i ngjarjes. Një prokuror pat deklaruar asokohe se nëse Izet Haxhia vjen në Shqipëri dhe merret dëshmia e tij, atëherë ka mundësi të zbardhet vrasja e Azem Hajdarit, por edhe pse 8 vite në pushtet, duket askujt nuk i ka interesuar ekstradimi i tij.

Share This Video


Download

  
Report form