Gjatë diskutimit për pr/ligjin për sigurinë në porte e aeroporte, deputetët e PS-së kërkuan anulimin e dhënies me koncension të portit të Durrësit. Deputeti i PS-së Fatmir Toçi tha "Sot Portit të Durrësit i ka mbetur vetëm emri, pasi mbi 80 % e tij është dhënë me konçension në mënyrë të dyshimtë dhe abuzive." Deputeti i PS-së Taulant Balla kërkoi anulimin e tij. Ndërkohë që ish ministri i Transporteve deputetui i PD-së Sokol Olldashi tha se procesi ishte transparent dhe se qeveria e ka në dorë të bënte verifikimet.