"Forbes": Presidenti rus, Vladimir Putin, njeriu më i fuqishëm i botës

Report TV 2015-08-21

Views 3

Kryeministri rus Vladimir Putin, është një nga njerëzit më të fuqishëm në botë. Kjo gjë është shpallur nga revista amerikane e ekonomisë dhe financave "Forbes", e cila është krijuar në vitin 1917-të nga Charles Forbes.

Sipas kësaj reviste, për vitin 2013-të, njeriu më i fuqishëm në botë, nuk është presidenti amerikan Barack Obama, por presidenti rus Vladimir Putin.

Në vendin e dytë të kësaj renditje, ndodhet Obama, në vendin e tretë lideri kinez Xi Jinping, në vendin e katërt është Papa Françesku dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, gjendet në vendin e pestë.

Sipas Revistës Forbs, presidenti rus Putin, ka forcuar kontrollin e tij në Rusi dhe ka qenë i vendosur në çështjet ndërkombëtare dhe në situatat delikate, siç ishte ajo e Sirisë.

Lista e revistës amerikane, për vitin 2013-të, përmbante emrat e 72 personaliteteve, mes tyre qeveritarë, financierë dhe biznesmen nga e gjithë bota.

Share This Video


Download

  
Report form