A1 Report - SHBA, rrëzohet aeroplani, askush nuk e kishte vënë re

Report TV 2015-08-21

Views 14

SHBA - Një aeroplan i vogël është rrëzuar në aeroportin ndërkombëtar të Nashville në Tennessee të SHBA-së, por çuditërisht askush nuk vuri re gjë.
Autoritetet nuk arrijnë të shpjegojnë faktin se si askush nuk e pa aeroplanin e rrëzuar i cili mori flakë dhe u vu re vetëm disa orë më vonë.
Aksidenti ndodhi gjatë orëve të para të ditës së martë në Nashville. Aeroplani i kompanisë Cessna besohet se është rrëzuar rreth orës 3 të mëngjesit me orën lokale, sipas National Transportation Safety Board.
Vetëm pas disa orësh, kur një avion po përgatitej të ngrihej në ajër, pilotët vunë re aeroplanin e vogël. Ata menjëherë telefonuan personelin e aeroportit, të cilët zbuluan në rrënoja trupin e pajetë të pilotit, i cili ishte udhëtari i vetëm i aeroplanit.
Kulla e kontrollit të aeroportit punon 24 orë pa pushim, por nuk është e qartë se sa kontrollorë ishin në kullë gjatë turnit të natës. Një zëdhënës i Administratës së Aviacionit Federal, tha se gjatë natës kishte shikueshmëri të ulët për shkak të një mjergulle.
Agjensia nuk pranoi t'u përgjigjej pyetjeve pasi ngjarja është nën hetim.
Emri i viktimës nuk bëhet i ditur.

Share This Video


Download

  
Report form